[email protected]

Faqja me pronësi të dyshimtë pretendon rrejshëm se ofron kredi deri në 150 mijë euro

Faqja “Kredi personale” në Facebook vazhdon të publikojë postime me pretendime të rremë t’i paraqesë ato si oferta për kredi-marrje. Me datë 11 qershor, kjo faqe ka publikuar një ofertë për kredi me anë të së cilës ka ngritur pretendimin se ofron mundësi kredi-marrje deri në 150 mijë euro brenda 24 orëve. Hibrid.info, pas verifikimit […]

Pretendim i rremë nga Petkoviq për tentim arrestimin e tre qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës

Mediume në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull më 17 qershor lidhur me pretendimet e Petar Petkoviq-it, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës. Petkoviq në një konferencë për shtyp pretendon se në natën e 16 qershorit, siç është shpreur, “policia e [Albin] Kurtit” […]

Pretendohet rrejshëm për virus të ri përmes një video të vitit 2020

Është publikuar dje (16 qershor) një video-material nga llogaria me emër “kijameti2024” në TikTok, ku pretendohet për përhapjen e një virusi të ri. Video-materiali i publikuar është marrë nga një raport i realizuar nga mediumi në gjuhën shqipe, “Koha Jonë”. Mirëpo hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur se video-materiali i përdorur për të mbështetur këtë […]

Pretendim i pabazuar se Kurti kontrabandon armë nga Ukraina te armiqtë e Amerikës

Medium në gjuhën serbe “Alo.rs’ ka publikuar një artikull sot (16 qershor) me pretendimin se Kurti kontrabandon armë nga Ukraina te armiqtë e Amerikës. Pretendimi bazohet në një deklaratë të ish kolonelit amerikan, Douglar Macgregor të bërë gjatë një interviste për “Serbian Radio Chicago” dhe e publikuar nga “Serbian American Voters Alliance” (SAVA). Macgregor pretendon […]

Pretendim i rremë se ish-presidenti John Kennedy është i gjallë

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar një video-material ku paraqitet imazhi i një personi, për të cilin pretendohet se është presidenti i vdekur amerikan, John Kennedy. Sipas mbishkrimit në video-material, ish-presidenti Kennedy jeton me shëndet të mirë dhe është në mbrojtje nga Agjencia Qendrore të Inteligjencës “CIA”. Mirëpo hibrid.info ka hulumtuar dhe vërtetuar […]

Serbia nuk e ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj ndaj Kurtit

Disa faqe në Facebook që publikojnë artikuj dhe postime me përmbajtje në gjuhën shqipe, me datë 13 qershor kanë postuar një fotografi ku shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me mbishkrimin “Serbia falënderon nga zemra Shqipërinë për qëndrimin e saj ndaj Kurtit”. Pas hulumtimit të kryer […]

Koci nuk ka thënë se “javën e ardhshme shkoj në Beograd”

Portali informativ “GazetaBlic.com” ka publikuar sot (15 qershor) një artikull në titullin e së cilit pretendohet se avokati Arianit Koci, ka thënë se  “nëse nuk lirohen policët e kidnapuar, javën e ardhshme shkoj në Beograd dhe ua koordinoj mbrojtjen – falas”. Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli nuk […]