[email protected]

Vuçiq vazhdon të pretendojë pa fakte se “Prishtina po krijon konflikte, me synimin për ta marr stacionin e Valaçit në veri”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të pretendojë se autoritetet e Kosovës po përpiqen, siç është shprehur, të krijojnë konflikte me tendencën për ta marr nën kontrollë stacion e transmisionit të energjisë elektrike në Valaç, në veri të Kosovës. Siç raporton media online në gjuhën serbe “kosovo-online.com”, duke i referuar agjencisë serbe të lajmeve […]

Pretendohet pa fakte se në Kosovë po organizohen trajnime të ISIS-it

Media serbe “B92.net” ka publikuar një artikull, përmes së cilit mundohen të ngritin pretendime të pa bazuar se në Kosovë vazhdon të paraqitet problem serioz ekstremizmi i dhunshëm me motive fetare. Në titullin e artikullit të publikuar të enjten (9 dhjetor), autori ngritë dilemën se në Kosovë vazhdon të ketë aktivitete që shërbejnë në përgatitjen […]

Wikipedia të shqetësuar për dezinformatat rreth klimës

BBC ka arritur të identifikojë disa faqe të Wikipedia-s në gjuhë të ndryshme, të cilat po promovojnë teori konspirative dhe po bëjnë pretendime mashtruese për ndryshimin e klimës. Një numër, duke përfshirë disa në suahilisht, kazakisht dhe bjellorusisht, sugjerojnë se shkencëtarët janë të ndarë rreth shkaqeve të tij. Një përfaqësues i Fondacionit Wikimedia, i cili […]

Mediat pro-Kremlin dhe dezinformatat rreth krizës në kufirin Poloni-Bjellorusi

Artikull nga EU vs Disinfo Instrumentalizimi sistematik dhe cinik i migrantëve për qëllime politike nga regjimi i presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, po ndodhë në kohën kur po vazhdojnë fushatat e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Ndërkohë, mes ngritjes së nivelit të pranisë ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të Ukrainës, media pro-Kremlinit kthehet në retorikë gjithnjë […]

Stefanoviq e Drecun pretendojnë pa fakte se emërimi i Jasharit në komandën e FSK-së, përbën rrezik për serbët e rajonin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ndrrimet në komanden e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) i kanë quajtura si të rrezikshme për serbët e Kosovës dhe për sigurinë e rajonit. Këto pretendime të pabaza, këta dy zyrtarë të lartë serbë i […]

Postime në rrjetet sociale pretendojnë se në shkolla të Prishtinës janë shpërndarë fletushka me teori konspirative kundër vaksinave anti COVID-19

Faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ka publikuar një postim me fotografi e mbishkrim ku thuhet se, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, janë shpërndarë të enjten (25 nëntor) fletushka të cilat përmbajnë përmbajtje dhe mesazhe të rreme kundër vaksinave anti COVID-19. Në faqen e parë të kësaj broshure, shihet një llogo me […]

Video me tifozët e futbollit pretendohet të paraqitet si protestë e masave anti-covid

Një video e tifozëve të skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach që marshojnë në qytetin austriak-Graz në vitin 2019 është publikuar nga disa përdorues të rrjeteve sociale me pretendimin se ajo video ka të bëjë me protestat e organizuara në Austri shkaku i masave të reja anti-Covid. Në këtë video të shëprndarë nëpër rrjete sociale, gjendet mbishkrimi […]

Kriza e refugjatëve në kufirin Bjellorusi-Poloni, përcillet me luftë hibride nga Rusia

Pjesë e shkëputur nga një publikim i EU vs Disinfo Makina e propagandës shtetërore Bjelloruse nis sulmet në mbështetje të instrumentalizimit cinik të emigrantëve nga regjimi. Javët e fundit, tensionet midis Bjellorusisë dhe vendeve fqinje anëtare të BE-së kanë marrë një kthesë shqetësuese për keq. Instrumentalizimi sistematik dhe cinik i emigrantëve nga Bjellorusia për qëllime […]

Pretendohet rrejshëm se institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar aksion për marrjen nën kontroll të stacionit të transmisionit në veri

Mediumi online rus “rossaprimavera.ru” ka publikuar një artikull me titull të sajuar se gjoja shteti i Kosovës ka dhënë lajmin se mund të “uzurpohet” stacioni i transmisionit në veri të Kosovës. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky medium rus në përmbajtje të këtij artikulli ka deklaratën e kryetarit të Komisionit për Kosovën […]