[email protected]

Pretendohet rrejshëm se Biden ka thënë se “nuk u përkul para flamurit serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë”

Portali i dyshimtë “news426media.com” dje (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Joe Biden: Unë nuk përkulem para flamurit Serb sepse ata v’ranë shqiptarë në Kosovë! (Video)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa portali “neës426media.com” ka ndërhyrë edhe në lajmin origjinal duke e […]

Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës me çmim të ulët

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” me titull “Urgjentë: Shitet Mercedes E Classe, Çmimi 2450 euro – Ika per Gjermani…”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se ky artikull është i sajuar, pasi i njëjti duket se është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale. Pas hulumtimit të bërë […]

Ri-publikohet shpallja e rreme për shitjen e një banese me çmim të ulët

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që shihet […]

Ri-publikohet lajmi i vjetër për rritjen e prezencës së xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën

Faqja në Facebook “Lexo Sot”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës vazhdon që ta publikojë një artikull të vjetër të muajit shkurt të këtij viti për prezencën e trupave të njësisë së “xhandarmërisë” serbe në fshatin Breznicë afër zonës kufitare Kosovë-Serbi. Këtë lajm të vjetër, kjo faqe vazhdon ta publikojë. Sot (30 gusht) e […]

Pretendohet rrejshëm se ka ngritje të çmimit për produktet bazë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “on27.net” sot (29 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Lɑjmet e kqijɑ s’kɑne te ndɑluг , ггiten peгseгi pгoduktet bɑze ushqimoгe ne Kosove”. Pas kontrollit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në […]