[email protected]

Demantohen pretendimet për arrestimin e Zoran Mihajloviq-it dhe pengimin e rregullimit të defektit elektrik në Zubin Potok

Disa mediume në gjuhën serbe dje (16 dhjetor) kanë publikuar artikuj me pretendimet se është arrestuar edhe një ish-polic serb nga veriu i Mitrovicës, si dhe pretendimin se policët nuk kanë lejuar punëtorët të  e elektrodistributorit të rregullojnë defektin në rrjetin elektrik në Zubin Potok. Nga mediumet serbe është pretenduar se është arrestuar ish-polici, Zoran […]

Përgënjeshtrohet pretendimi i mediumit serb për ekzistimin e një liste prej 230 serbëve që pritet të arrestohen

Mediumi në gjuhën serbe “Novosti” ka publikuar dje dhe sot (16-17 dhjetor) një artikull me pretendimin se Kurti ka përgatitur një listë me emrat e 230 serbëve që akuzohen për krime lufte, e që pritet të arrestohen. Artikulli bazohet në informacione jozyrtare me pretendimin se Kurti po përgatitet të arrestojë së paku 230 persona nën […]

Lajm i vjetër me titull përgjithësues që nuk qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë

Portali i dyshimtë “Rrjeti.net” ka publikuar dje (16 dhjetor) një artikull me titull “Gjoba deri në 1500 euro për ata që pinë duhan gjatë vozitjes”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë. Kjo bëhet e ditur vetëm në përmbajtje, […]

Raportohet gabimisht në titull lidhur me dënimin e Salih Mustafës

Portali informativ “Arbresh.info” ka publikuar sot (16 dhjetor) artikullin me pretendimin në titull se ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është dënuar me 29 vjet burg nga Gjykata Speciale. Artikulli i publikuar mbanë titullin “29 vite burg për komandant “Calin”, vjen reagimi i parë nga OVL e UÇK-së Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, […]

Artikull me pretendim të rremë: Real Madrid nuk ka ofertë zyrtare për Muriqin

Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar më 13 dhjetor një artikull me titull “Ancelotti do me patjetër Muriqin, oferta e parë e Realit refuzohet nga Mallorca”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi klubi futbollistik Real Madrid, nuk ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e […]

Nga titulli nuk kuptohet se në janarin e cilit vit pritet të fillojë lëvizja pa viza

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar dje (14 dhjetor) një artikull me titull “Bislimi: Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza drejt BE-së, më së largu nga 1 janari”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli mban titull jo sqarues, në të cilin nuk qartësohet se për janarin e cilit vit bëhet […]

Pretendim tërësisht i pabazuar nga Informer: Nuk ka fakte se rasti “Panda” u krye nga UÇK

Medium në gjuhën serbe “Informer” ka publikuar dje (14 dhjetor) një artikull me pretendimin se dy pjesëtarë të maskuar, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin vrarë gjashtë të rinj në Pejë, në rastin e njohur si “Panda”, në vitin 1998. Rasti kishte ndodhur më 14 dhjetor 1998 në kohën kur, dy persona të maskuar, […]