[email protected]

Artikull me titull të modifikuar

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “Mbyllen shkolla e çerdhe, shqiptarët marrin lajmin e keq. Ja vendimi i qeverisë”. Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst bëhet fjalë për shtetin e Greqisë, ndërsa ky portal i dyshimtë ka devijuar lajmin përmes një titulli të […]

Artikull me deklaratë të trilluar

Artikulli me titull “Fatmir Limaj: ‘Krahi i Iuf tes duhet me drejtu shtetin e Kosovës, jo Albini.’”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Mergata.eu”. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas hulumtimit dhe kërkimit të bërë nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga Limaj. Teksti i artikullit të […]

Në VV nuk u anëtarësua ish-kryetari i partisë Fjala

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti i jep pozitë shumë të rëndësishme pasi rreshtohet në VV ish kryetari i partis FJALA”. Ky arikull posedon titull të rremë si dhe fotografi të gabuar, që nuk korrespodojnë me përmbajtje. Përderisa përmes titullit dhe fotografisë pretendohet të dezinformohet publiku, duke publikuar një […]

Këshilla të pa verifikuara

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “E qara mund t’ju ndihmojë të zgjidhni 5 probleme shëndetësore”. Në këtë artikull përmenden 5 përfitime shëndetësore, të cilat pretendohet se krijohen nga të qarit. Megjithatë, këtij artikulli i mungon burimi i informacionit, si dhe përmenden vetëm disa studiues, por jo edhe emri i tyre. Në këtë […]

Pretendimet virale për zgjedhjet në SHBA nga ekipi i Trump-it: Votuan të vdekurit, prishje të programit të numërimit…

Postime të rreme ose mashtruese janë përhapur në mediat sociale në lidhje me votimin për president të SHBA-ve, në kohën kur Trump vazhdon të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Disa janë shpërndarë nga Presidenti Trump dhe ekipi i tij, të cilët kanë vënë në dyshim integritetin e zgjedhjeve, por pa siguruar prova. Ekipi i […]

Manipulohet rrëfimi i vajzës së Xhemajl Mustafës

Më 8 nëntor është publikuar një video nga një faqe në internet me emërtimin “Ledion Media”, ku paraqitet rrëfimi i Beiranë Musfatës për vrasjen e babit të saj, ish-veprimtarit politik, Xhemajl Mustafës. Mirëpo, në këtë video, shihen disa ndërhyrje me mbishkrime, përmes së cilave pretendohet se përgjegjës për vrasjen e Xhemajl Mustafës është ish-udhëheqësi politik […]

Biden nuk tha se “nuk u përkul para flamurit Serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë!”

Portali i dyshimtë “Zëripress.com” ka publikuar një artikull me titull “Joe Biden: Unë nuk përkulem para flamurit Serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë!”. Artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa portali “Zëripress.com” ka ndërhyrë edhe në lajmin origjinal duke e ndryshuar qëllimshëm atë, duke pretenduar se Joe Biden, ka deklaruar se “nuk përkulet para flamurit […]

Translate »