[email protected]

Pretendim i rremë se Zvicra po kërkon punëtorë për punë në të cilat nuk nevojitet diploma

Portali i dyshimtë, që mban emrin “AtdheuLajm.com” ka publikuar (10 dhjetor) një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se shteti i Zvicrës kërkon punëtorë. Titulli i artikullit po ashtu tutje paralajmëron se ky artikull do t’i paraqesë punët që mund të punohen pa diplomë nga punëtorët që kërkon Zvicra. Por pas verifikimit nga hibrid.info, […]

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Kampionëve për grupmoshat e reja (U19)

Disa media online kanë publikuar dje (11 dhjetor) një artikull me titull “Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund–PSG”. Pas verifikimit të fakteve, kuptohet se këto portale në këtë artikull kanë vendosur titull jo adekuat, i cili nuk qartëson përmbajtjen. Në përmbajtje bëhet e ditur se gjyqtari nga Kosova do të referojë ndeshjen […]

Dokumenti i vendimit për lirimin e Albin Kurtit nga burgu, është i vjetër

Mediumi informativ “KosovaLive.net” ka publikuar dje (10 dhjetor) një video-material, pjesë nga emisioni i drejtorit të Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli. Autori i këtij emisioni, ka publikuar vendimin e lirimit nga burgu të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ish-presidenti i Jugosllavisë,  në vitin 2001. Sheholli nga sekonda e 45-të, pretendon se […]

Ismail Kadare nuk e ka cilësuar Albin Kurtin si vrasës të shpresës në Kosovë

Një llogari në TikTok që mban emrin “KosovariPress” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqet imazhi i shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Këtij imazhi i është shtuar mbishkrimi, që pretendon se Kadare ka dhënë komente dhe vlerësime negative për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Por pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime […]

Vazhdon të publikohet artikulli me pretendimin e rremë se Gjermania ofron nga 10 mijë euro për punonjësit e një sektori

Faqja në Facebook që mban emrin “ Atdheu Lajm” ka publikuar me datë 9 dhjetor një artikull me titull “Gjermani/ Bonus mirseardhjeje prej 10,000€ për punëtorët e këtij sektori”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë, që nuk i përgjigjet as përmbajtjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje […]

Pretendohet rrejshëm se SHBA-të i kanë dhuruar Kosovës një helikopter

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar të mërkurën (6 dhjetor) një video-material që shfaq pamjet e një helikopteri. Këtij video-materiali i është vënë mbishkrimi “Sërish donacion nga Amerika”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës helikopter, është […]

Pamjet nuk paraqesin robotë, por aktorë në promovimin e filmit “The Creator”

Faqja në Facebook që mban emrin “IDEALISTI-al” ka publikuar me datë 6 dhjetor një video-material me mbishkrimin “Do marrin vendet e punës….”. Në këtë video-material shfaqen disa persona të veshur si robotë, e që faqja e lartcekur me anë të këtij pretendimi, ka lënë të kuptohet se ata janë robotë. Pas verifikimit të fakteve të […]

Imazhi nuk paraqet pamjet në Gaza, është realizuar në vitin 2017 në Irak

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “IDEALISTI-al” ka publikuar dje (6 dhjetor) një postim rreth situatës në Gaza, të cilin e ka pasqyruar me një imazh. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi i paraqitur në këtë postim nuk paraqet qytetin e shkatërruar të Gaza-s. Vegëza e artikullit […]

Pretendohet rrejshëm se Ukraina po rekruton persona të moshës 17 vjeçare në luftë kundër Rusisë

“Investiguesi Shkrimor”, një llogari me përmbajtje propaganduese në gjuhën shqipe në Facebook, ka publikuar sot (7 dhjetor) një imazh të disa personave të veshur me uniforma ushtarake, me pretendimin se ata janë 17 vjeçarë të cilët presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po i dërgon në luftë kundër Rusisë. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online […]