[email protected]

Pretendime të pabaza se Kurti planifikon zgjedhje të parakohshme dhe se kishte plane për luftë

Në ballinën e gazetës serbe “Informer” është publikuar sot (30 gusht) kryeartikulli me titull “Kurti ka marrë fund”. Artikulli i kësaj të përditshme pretendon se Albin Kurti ka shpallur zgjedhje të reja për shkak që, siç thuhet, nuk ka marrë përkrahjen e SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe, siç pretendon gazeta, as të Tiranës për planet e […]

Ri-publikohet lajmi i vjetër për rritjen e prezencës së xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën

Faqja në Facebook “Lexo Sot”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës vazhdon që ta publikojë një artikull të vjetër të muajit shkurt të këtij viti për prezencën e trupave të njësisë së “xhandarmërisë” serbe në fshatin Breznicë afër zonës kufitare Kosovë-Serbi. Këtë lajm të vjetër, kjo faqe vazhdon ta publikojë. Sot (30 gusht) e […]

Pretendohet rrejshëm se ka ngritje të çmimit për produktet bazë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “on27.net” sot (29 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Lɑjmet e kqijɑ s’kɑne te ndɑluг , ггiten peгseгi pгoduktet bɑze ushqimoгe ne Kosove”. Pas kontrollit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në […]

Pretendim i pasaktë se KFOR-i nuk është parë në Kaçanik që nga rasti i Lavdrim Muhaxherit

Portali informativ “Reporteri.net” më 27 gusht ka publikuar një artikull me titull “Njësite të KFOR-it shihen edhe në Kaçanik”. Në fotografinë e këtij artikulli shihen dy automjete të KFOR-it e cila, sipas këtij portali, i është dërguar nga një lexues. Në përmbajtje të këtij artikulli, duke u bazuar në të dhënat e marra nga lexuesi […]

Vuçiq dhe disa media serbe pretendojnë pa-argumentueshëm se Kosovën nuk e njohin 103 shtete

E përditshmja serbe “Novosti” në ueb-faqen e saj “Novosti.rs” ka publikuar artikullin ku pretendohet se shtetin e Kosovës nuk e kanë njohur 103 nga gjithsej 193 shtete të botës. Gazeta i referohet deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili theksoi se në “sirtarin e tij gjenden dokumentacioni për shtatë shteteve për tërheqje të […]

Raportohet gabimisht se ka rënë Blloku A1

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (28 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Edhe më terr, KEDS njofton për ashpërsim të reduktimeve: Ra Blloku A1”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i shkruar gabimisht, pasi që në përmbajtje gjendet njoftimi i KEDS-it, përmes së cilit është bërë i ditur për rënien e […]

Titull tendencioz: Nuk po ndodh asgjë në veri

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “on27.net” dje (27 gusht) ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Dickɑ po ndodh ne veri , niset urgjentisht EULEX-i”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është tendencioz, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje thuhet se njësiteve të KFOR-it, […]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se sulmi ndaj të moshuarës serbe është i motivuar  nga “retorika e dhunës e krijuar nga Prishtina”

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në ueb-faqen zyrtare të tyre sot (27 gusht) kanë publikuar një reagim në lidhje me rrahjen e një gruaje në veri të Mitrovicës. Rastin e rrahjes së kësaj gruaje të nacionalitetit serb, ky institucion e interpreton si rezultat i dhunës, siç thuhet, të dhunës që Prishtina ka krijuar […]

Artikulli i pa verifikuar ri-publikohet

Artikulli i pa verifikuar ri-publikohet Portali informativ “Mejdani.com” dje (26 gusht) ka publikuar një artikull ku pretendohet se Presindenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pasur një telefonatë të tensionuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në këtë artikull gjithashtu pretendohet se gjoja Erdogan i ka thënë Vuçiq-it se “nuk do të ketë tolerim po […]