[email protected]

Demantohet pretendimi i Vuçiqit për përfshirjen e çeçenëve dhe çerkezëve në veri

Pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përfshirjen grupeve të caktuara çeçene dhe çerkeze në zhvillimet në veri të Kosovës rezultuan të jenë të pavërteta. Kjo për faktin se, figurat opozitare çeçene, Akhmed Zakaev, dhe Dzhambulat Suleimanov, emra që u lakuan në pretendimet e Vuciqit, kanë mohuar përfshirjen në aksione në Kosovë të grupeve […]

Pretendohet rrejshëm se Policia e Kosovës ka arrestuar spiunë serbë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “analiza.albaniaarticle.info” dje (21 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Policia e Kosovës i tregon ‘muskujt’: I ‘arreston spiunët’ e Serbisë në këtë qytet”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje […]

Mediat e afërta me pushtetin në Serbi i dhanë prioritet pretendimit të Vuçiqit i për rekrutim të Çeçenëve dhe Çerkezëve në veri, pa e konfirmuar

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të djeshëm (21 gusht) pas takimit me disa nga përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, ka deklaruar se më 31 korrik në Kosovë kishin qëndruar një grup çeçenesh dhe çerkezësh – […]

Pretendim i rremë: Titulli dhe fotografia lënë të kuptohet se ka vdekur Angela Merkel

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull me titull “Dit Zíe për Europën: Ndë rron jete ë ‘Nëna’ e gjithë Shqip.ëtarëve dhe popullit Gjerman”, ndërsa në fotografi shihet portreti i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për vdekjen e saj. Pas kontrollit të fakteve […]

Pretendimi se Kurti me tu kthyer nga Brukseli ka shpalosur flamujt e luftës, i pabazë

Gazeta serbe Alo! në ueb-faqen e tyre sot (20 gusht) kanë publikuar një artikull  ku pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me tu kthyer nga bisedimet në Bruksel ka filluar të persekutojë serbët dhe ka shpallur “Shqipërinë e Madhe”. Artikulli më titull “E turpshme! PAS KTHIMIT NGA BRUKSELI, FILLOI PERSEKUTUIMIN E SERBËVE DHE SHPALLI […]

Titulli përgjithësues lë vend për keqinformim pasi nuk qartëson se cili shtet ka marrë këtë vendim

Disa faqe në Facebook dje (19 gusht) kanë publikuar një artikull me titull “Prap ligji ri, Nga 200 euro do të jepen për secilin qytetar, dhe ja arsyeja”, i cili është marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është […]