[email protected]

Ri-publikohet lajmi me pretendimin e rremë për ndarjen e 200 eurove për secilin qytetar të Kosovës

Faqja në Facebook “Gazeta Prishtina” sot (20 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria Kurti ka marrë vendim që të ndajë nga 200 euro për secilin qytetarë të Kosovës. Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër i […]

Pretendohet rrejshëm se “rritet çmimi i bukës përsëri në furrat e Kosovës”

Portali i dyshimtë “banglacontent24.com”, më 13 korrik ka publikuar një artikull me titull “Çka po ndodh? Rritet çmimi i bukës përsëri në furrat e Kosovës”, ndërsa të njëjtin e ka publikuar sot (20 korrik) faqja “Gazeta Aktive” e ka postuar në Facebook. Në titull pretendohet se buka është shtrenjtuar në Kosovë, duke lënë tw kuptohet […]

Nuk planifikohet ashpërsim i masave

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar artikullin me titull “Rritja e rasteve me COVID-19, nga ministria tregojnë për ashpërsim të masave”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është jo sqarues dhe është bërë në atë formë që lë të kuptohet se Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar ashpërsim të masave. Lajmi […]

Vazhdon të publikohet artikulli me pretendimin e rremë për njohje

Faqja në Facebook “Specialja” ka publikuar sot artikullin me titull “URIME NA QOFTË! Ky është Shteti që do të pranon Kosovën ..” Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Artikulli është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com” […]

Kryeministri i Holandës nuk ka thënë “Jo viza për Kosovën, nuk e meritojnë!”

Portali i dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com”, më 23 qershor ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri i këtij shteti tregohet i ashpër: “JO vizave për Kosovën, nuk e meritojnë!”, ndërsa këtë artikull dje (18 korrik) faqja “Analiza” e ka postuar në Facebook. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë […]

Lavrov pretendon se masakrat në Ukrainë janë inskenuar, njëjtë sikur ajo e Reçakut në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka pretenduar se masakrat ruse ndaj popullatës civile në qytetet ukrainase si Bucha, Mariupol, Kramatorsk apo Kremenchuk, janë inskenim i pushtetit në Ukrainë dhe aleatëve të tyre perëndimor. Këtë pretendim, Lavrov e ka bërë në një deklaratë për mediumin rus “Isvestia”. Ai ka shkuar më tej […]