[email protected]

Lajmi për Xhikën është i vjetër dhe ilustrohet me fotografi të një personi tjetër

Portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch” dje (15 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Pilotja shqiptare që pret të licencohet shumë shpejt në Dubai”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili ka rezultuar se përmban fotografi të një personi tjetër. Përveç kësaj, edhe lajmi në përmbajtje të artikullit […]

Pretendohet rrejshëm se paga minimale do të bëhet 500 euro dhe se do të lejohet tërheqje nga Trusti

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “au.active24live.com” ka publikuar një artikull me titull “Paga MinimaIe do te behet 500 Euro dhe do te Iejohet Terheqja e TRUSTlT”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen. Lajmi ka të bëjë me kërkesën […]

Ri-publikohet pretendimi i rremë se Bekim Jashari është bërë pjesë e Vetëvendosjes

Artikulli me titull “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Lëvizjen Vetëvendosje”, është publikuar sot (16 korrik) nga portali i dyshimtë “gazetaz.com”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i rremë, që nuk përputhet me përmbajtje. Gjithashtu, artikulli me pretendim të njëjtë ishte publikuar edhe gjatë tetorit të […]

Pretendohet rrejshëm se në Kuvend sot do të merret vendim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” dje (14 korrik) ka publikuar artikullin me titull “Në Kuvend sot do merret ky vendim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë pasi, i njëjti, nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet […]

Mema nuk ka thënë se “Në Kosovë mund të ketë qindra piramida si të Egjiptit”

Disa portale të dyshimta dje (14 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Marin Mema: Në Kosovë mund të ketë qindra piramida si të Egjiptit, këto janë gjurmët që kam zbuluar”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, lajmi është […]

B92 pretendon pa fakte se ka pasur parullë kërcënuese “Ju e keni radhën” në ndeshjen Llapi-Buduqnosti

Mediumi serb “B92” ka publikuar një artikull me titull “Skandal në Prishtinë dhe një mesazh për malazezët: Ju e keni radhën”, duke pretenduar ta përshkruajnë një thirrje “parullë” që gjoja e kanë mbajtur tifozët kosovarë në ndeshjen mes klubit të futbollit “Llapi” dhe atij nga Podgorica “Buduqnost”. Këto dy klube zhvilluan dje (14 korrik) një […]

Interpretohet gabimisht lajmi për “përgatitjen e 1 milion forcave ushtarake në Ukrainë”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi nga SHBA dridh Moskën: Një milion forca ushtarake gati për ta goditur Ushtrinë e Putinit, a po fillon lufta e tretë ditët në vijim..” Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është […]

Pretendohet rrejshëm se në Itali planifikohet mbyllje nga rritja e të infektuarve me COVID-19

Artikulli me titull “Përsëri në Itali mund të ketë mbyllje sepse ndodhi prap ajo që pritej” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, si dhe ka ndërhyrje në përmbajtje. Kjo u vërtetua nga hibrid.info pas […]

Pretendohet rrejshëm se “Gjermania po dërgon më shumë ushtarë” në Kosovë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar një artikull me titull “Vuçiç merr fund! Gjermania godet rëndë Beogradin: Do dërgojmë edhe më shumë ushtarë gjerman në Kosovë”. Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe, i cili, nuk i përgjigjet përmbajtjes. […]

Përsëriten publikime që pretendojnë se logo e Orbit-it është anti-Islam

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe po vazhdojnë të publikojnë këtë artikull, duke pretenduar se logo e çamçakëzit “Orbit”, ka simbole të fshehta. Në këtë pretendim të përsëritur thuhet se kjo logo ka qasje anti-fetare, duke u përpjekur ta ndërlidhin atë me teoritë e përkufizimit të Tokës me formë të sheshtë. Në këtë […]