[email protected]

Publikohen postime të cilat pretendohen rrejshëm të paraqiten si lojë shpërblyese

Disa faqe me përmbajtje në gjuhën shqipe në Facebook kanë postuar një fotografi ku shihen disa kartëmonedha 100 euroshe të cilat janë të palosura. Këto faqe në përshkrimin e këtij postimi të ilustruar me fotografinë e kartëmonedhave, kanë pretenduar se personat që gjejnë vlerën totale të këtyre parave, do të shpërblehen me nga 100 euro. […]

Paralajmërimi për ndryshim të datave për pagesa të pensioneve dhe asistencës sociale, është i vjetër

Artikulli me titull “Ndryshojnë datat e pagesave të pensioneve dhe sociale, Ja vendimi ri”, është publikuar gjatë ditëve të fundit (10 dhe 11 korrik) nga disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua më 23 maj nga […]

Largimi i kosovarit nga vendqëndrimi në Velipojë është lajm i vjetër

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglacontent24.com” ka publikuar një artikull me titull “SKANDALOZE/ Pronari i hotelit në Velipojë nxjerr jashtë kosovarin me gjithë familje. Ja arsyeja e pabesueshme (VIDEO)”. Në këtë artikull nuk ofrohet informatë shtesë lidhur me këtë ngjarje. Në fakt, përmbajtja përbëhet me titull, duke e rishkruar atë për disa […]

Pretendohet rrejshëm se “raketat shqiptare po e bombardojnë Rusinë”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta.thenews48hr.com”, ka publikuar artikullin me titull “’Me dashuri nga Shqipëria’, raketat shqiptare po e bombardojnë Rusinë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se ky titull është i sajuar, i cili nuk korrespondon me përmbajtjen. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i […]

Përmes titullit dhe fotografisë pretendohet të paraqitet si lajm që parasheh ngritje të rrymës në Kosovë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “Vjen lajmi aspak i mirë, Rritet cmimi i energjisë, ja sa do të jetë tani”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet një […]

Një opinion për kohën e liberalizimit të vizave, paraqitet si lajm

Portali informative “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Festë e madhe për qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti, vjen liberalizimi i vizave”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info rezulton që, titulli dhe fotografia, të mos i përgjigjen përmbajtjes. Pretendimi i bërë në titull të këtij artikulli, në fakt, është i bazuar vetëm […]

Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës me fotografi të huazuar nga një ueb-faqe franceze

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglacontent24.com” ka publikuar një shpallje në formë të artikullit me titull “Kam mbetë pa punë në këtë pandemi, po e shessë veturën time, Golf 6 vetëm për 4,500 euro”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se artikulli është i sajuar, pasi i njëjti është publikuar vetëm […]