[email protected]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web.news72post.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se mënyra e aplikimit për vizë në Gjermani do të ndryshojë nga data 25 qershor. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë, pasi në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit nëntor 2021. […]

Nuk do të ketë shpërndarje të 100 euro shtesa, siç pretendohet

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web.news72post.com” ka publikuar një artikull me titull “Do t’i marrin pensionistët edhe nga 100 € shtesa për muajin Qershor”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të jetë komplet i sajuar. Edhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit si dhe rrjeteve […]

Lavrov pretendon pa fakte se armët Stinger dhe Javeline të destinuar për Ukrainë, po shiten në Kosovë e Shqipëri

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka publikuar një post/cicrimë në Twitter duke pretenduar se, një pjesë e madhe e armëve anti-tank të markave, Stinger dhe Javeline nga Ukraina, po kalojnw nw tregun e zi në Kosovë e Shqipëri. Këtë pretendim, ministri i jashtëm rus e bënë duke mos e mbështetur në fakte. Ky […]

Titull tërësisht i sajuar: Kurti nuk e ka shpallur Ramën “person non grata”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglacontent24.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur “person non grata” kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim i bërë në titull është i komplet i sajuar, pasi nuk korrespondon me përmbajtjen. […]

Lajmi se Kurti “ka ndarë 4 mijë njësi banesore” i sajuar dhe i bazuar në lajm të vjetër

Artikulli me titull “Kurti ndan 4000 banesa sociaIe per famiIjet ne nevoje”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Po ashtu, lajmi del të jetë i vjetër, i […]

Nuk bëhet argumentimi i pretendimit për “fushatë të zezë të Ramës kundër qeverisë Kurti”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com”, ka publikuar një artikull me titull “Vërtetohet fushata e zezë e Edi Ramës për rrëzimin e qeverisë Kurti”. Pra në bazë të artikullit synohet që pa fakte të paraqitet se është vërtetuar një konspiracion, i pretenduar në titull. Pretendimi është bazuar në vetëm një post (koment) […]

Pretendohet rrejshëm për performimin e Rita Orës në “Sunny Hill”

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe”, dje (20 qershor) ka publikuar një artikull me pretendimin se këngëtarja Rita Ora do të jetë pjesë e festivalit “SunnyHill” në Prishtinë. Mirëpo, ky portal më vonë e ka ndryshuar këtë artikull duke thënë “Megjithate Sunny Hill Festival do të mbahet në Kosovë […]

Nuk është i vërtetë pretendimi se “Kurti e ka përzënë Rakiqin nga zyra”

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Albin Kurti e përzë nga zyra Goran Rakiqin dhe ia mbyll derën para hundës arsyeja e pazakontë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se si titulli i këtij artikulli, ashtu edhe pjesë të përmbajtjes, janë të rreme. Gjatë hulumtimit përmes makinave online […]