[email protected]

Imazhi nuk paraqet asfaltimin e një rruge në Maqedoninë e Veriut, por është realizuar në vitin 2017 në një fshat në Malin e Zi

Portali “Kercova.net” ka publikuar dje (8 shkurt) një postim në faqen e tij në Facebook, në të cilin paraqiten pamjet e asfaltimit të një rruge. Këtij imazhi, ky portal i ka vënë mbishkrimin “Atmosfera në Maqedoni para zgjedhjeve”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është i vjetër dhe se […]

Pretendohet pa fakte se djegia e stallës së familjes Millenkoviq, është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar sot (8 shkurt) se në fshatin Hodanoc të Kamenicës, është djegur stalla e familjes Millenkoviq. Përmes këtij njoftimi pretendohet se “kjo është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë”, që sipas kësaj zyre kjo vepër ndërlidhet me vendimin e fundit të organeve të Kosovës […]

Raportohet gabimisht aksidenti i ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren

Disa portale kanë publikuar dje (7 shkurt) një artikull me titullin “Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan–Prizren”. Ndërsa nga përmbajtja e këtij artikulli është kuptuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren. Aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë – Prizren, e ka vërtetuar edhe hibrid.info duke u bazuar edhe […]

Vazhdon të publikohet pretendimi i rremë se Zvicra po kërkon punëtorë për punët në të cilat nuk nevojitet diplomë

Një faqe në median sociale Facebook, ka publikuar dje (7 shkurt) një artikull me mbishkrimin “Zvicra kërkon punëtor – ja punët që kërkohen pa diploma”. Por pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër dhe pretendimi i dhënë në mbishkrim nuk gjendet brenda në tekst. Vegëza e […]

Paralajmërimi i muajit nëntor për stuhi polare në Shqipëri, paraqitet si aktual

Një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (7 shkurt) një artikull me titull “Marrin fund ditet e ngrohta/ Stuhia polare prek vendin tone, sinoptikani zbulon detaje: Diten e neserme..”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli ka të bëjë me parashikimin e motit në Shqipëri […]

Prelec nuk ka thënë se pas vendimit për ndalimin e dinarit, Kosova do ta pësojë keq

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar sot (7 shkurt) një video-material në Facebook, me mbishkrimin “Kosova do e pësojë keq/ Njohësi i Ballkanit flet për vendimin e Dinarit”. Hibrid.info ka verifikuar se video-materiali është raportim i një interviste të Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, dhënë për Radio Evropa e Lirë (REL). Duke u bazuar […]

Titulli dhe fotografia nuk e sqarojnë se bëhet fjalë për sportin e basketbollit në konkurrencën e femrave

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kosova në grup me Maltën e Qipron”, duke i bashkëngjitur një fotografi ilustruese të përfaqësueses së Kosovës në futboll në konkurrencën e meshkujve (këtu). Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se bëhet fjalë […]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (6 shkurt) një artikull me titull “E rëndë/ Hidhet në erë fabrika, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur […]

Pretendim i rremë se ka filluar testimi i mjeteve të rënda ushtarake në Kosovë

Llogaria në TikTok më emrin “mtkrs25” ka publikuar një video-material ku shfaqen pamje të pajisjeve ushtarake. Në mbishkrimin e vendosur pretendohet se këto pamje tregojnë fillimin e testimit të këtyre pajisjeve në vendin tonë. Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se behët fjalë për armatim të prodhuar dhe të testuar në Turqi, armatim të cilin […]

Translate »