[email protected]

Kujt duhet t’i besohet kur marrim informacione per vaksinat?

Ekspertët mjekësorë vazhdojnë të thonë se mënyra më e mirë për të marrë informacion në lidhje me vaksinën anti-Covid është të kërkohen këshilla të profesionistët e besuar të kujdesit shëndetësor. Ekspertët e shëndetit thonë se keqinformimi për vaksinat ka luajtur rol të madh te njerëzit të hezitojnë për t’u mos u vaksinuar. Është e rëndësishme […]

Pretendimi se Bill Gates ka kërkuar largimin e vaksinave, është satirë

Disa përdorues të mediave sociale, kanë filluar të shpërndajnë një përmbajtje, ku pretendohet se filantropi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, bërë thirrje për tërheqjen e vaksinave COVID-19. Por në fakt, ky pretendim del të jetë i pavërtetë, pasi që është i bazuar nga një artikull me përmbajtje satirike. Vegëzat e këtyre postimeve: https://www.facebook.com/535647680132006/posts/1616078668755563 https://www.facebook.com/groups/221351714721186/permalink/1762380573951618 […]

Përdorën të dhëna të gabuara për të pretenduar rrejshëm se vaksinat shkaktojnë probleme

Përmes një videoje të shpërndarë së fundmi, pretendohet rrejshëm se si shkak i vaksinimit kundër COVID-19 vdiqën 13,627 njerëz dhe 17,794 të tjerë mbetën me probleme. Në këtë postim janë përdorur në mënyrë të gabuar të dhëna nga sistemi i raportimit i Sistemit të Vaksinave të Ngjarjeve të Dështuara të SHBA (VAERS). Pra, në këtë […]

YouTube ka fshirë mbi 1 milion video që përhapnin dezinformata të rrezikshme për COVID-19

Youtube ka njoftuar se ka fshirë rreth një milion video të cilat, nga shkurti i vitit 2020, shpërndanin dezinformata të rrezikshme lidhur me COVID-19. Neal Mahon, një zyrtar i kompanisë Youtube ka shpërndarë një statistikë duke treguar se kështu reagon kompania ndaj informacionit të rremë që shpërndahet në platformë. “Dezinformatat kanë kaluar nga margjinale në […]

Mashtrimi me imazhin e ambalazhit të Astra Zeneca, po shpërndahet edhe në audiencën shqipfolëse në Facebook

Kohët e fundit është duke qarkulluar një fotografi me kutinë e vaksinës kundër virusit Korona nga kompania “Astra Zeneca”, në të cilën gjendet një vulë e supozuar e datës së prodhimit të kësaj vaksine “15 korrik 2018”, pra më shumë se një vit para se të shfaqej COVID-19. Megjithatë, pretendimi është i rremë, pasi imazhi […]

Ngjarjet e fundit në Afganistan po përcillen me shumë lajme e imazhe të fabrikuara

Invadimi i trupave guerile talibane në Afganistan, pas largimit të misionit ndërkombëtar dhe trupave ushtarake të koalicionit, është shfrytëzuar në masë të madhe nga krijuesit dhe shpërndarësit e lajmeve të rreme, për të shtuar veprimtarinë e tyre. Agjencitë botërore kanë vërtetuar një numër të pretendimeve të rreme të publikuara në rrejtët sociale, që ndërlidhen me […]

Vaksinat anti-COVID nuk e ulin fertilitetin (mbetjen shtatzënë) te gratë

A ndikojnë vaksinat COVID-19 në shanset e mia për shtatzëni? Jo, nuk ka dëshmi se ndonjë vaksinë, përfshirë vaksinat COVID-19, ndikojnë në shanset për të mbetur shtatzënë, pavarësisht mitit të shpërndarë së fundmi, ku pretendohet e kundërta, shkruan Associated Press. Ekspertët mjekësorë thonë se nuk ka asnjë arsye biologjike që dozat e vaksinave të ndikojnë […]