[email protected]

Nuk ka zbarkim të trupave britanike në Kosovë e as reagim të Vuçiqit

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar dje dhe sot (23 e 24 shkrut) artikuj me titull “Vuciqi t’merrohet! Trupat britanike ‘zbarkojnë’ në derë të Serbisë, Britania e Madhe po përforcon Ushtrinë e Kosovës”. Pretendimi i ngritur përmes titullit, bazuar në hulumtimin e bërë nga hibrid.info, rezulton të jetë i manipuluar. Nga ajo që […]

Pretendimi se kriza në Ukrainë do të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve në Kosovë, është i pabazuar

Mediat online në Kosovë si “Periskopi.com” dhe “Gazetademos.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se kriza në Ukrainë, do të jetë shkaktarë i shtrenjtimit të miellit, metaleve dhe naftës në Kosovë. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titujt e artikujve të publikuar nga mediat e lartpërmendura nuk i përgjigjen përmbajtjes. […]

Rizvanolli nuk ka thënë “se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”

Media online “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Rizvanolli thotë se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për […]

Kurti nuk ka ndarë 4 mijë banesa sociale për familjet në nevojë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.trendliveg24.com” ka publikuar artikullin me titull “Kurti ndan 4000 banesa sociaIe per famiIjet ne nevoje”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk korrespondon me përmbajtje, si dhe lajmi është i vjetër. Hibrid.info ka gjetur se […]

Stoltenberg nuk ka thënë se është dorëzuar Rusia

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “News426media.com” ka publikuar një artikull me pretendim se shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë lajmin për dorëzimin e Rusisë. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet deklarata […]

Institucione fetare dhe shtetërore serbe pretendojnë se incidentet në objektet fetare kanë prapavijë etnike e fetare

Ipeshkvia e Rashkës e Prizrenit në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), ka publikuar të hënën (14 shkurt) një reagim mbi një dëmtim të disa objekteve fetare ortodokse serbe në Kosovë, duke pretenduar t’i paraqes si veprime me karakter etnik e fetar. Në këtë reagim të publikuar në ueb-faqen e tyre, ky institucion fetar serb, […]

Berjani nuk parasheh ulje të çmimit të derivateve të naftës

Media online “GazetaBlic.com” ka publikuar një artikull me titull “Berjani tregon kur pritet të bie çmimi i derivateve!”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në këtë intervistë për “GazetaBlic.com”, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur rreth çmimit të derivateve në […]

Titull i rremë: Nuk ka vendim për tërheqje të 20 përqindëshit nga Trusti

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “multinewz.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria e Kosovës do iu mundësojë qytetarëve të tërheqin edhe 20% nga Trusti. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në tekst thuhet […]

Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Florian Bieber është lobist shqiptar

Mediat serbe kanë publikuar artikuj duke pretenduar që ekspertin e Ballkanit dhe profesorin e shkencave politike nga Universiteti i Grazit, Florian Bieber, ta paraqesin si një lobist shqiptar. Ky pretendim është bërë në artikujt e publikuar nga shumë media në gjuhën serbe që kanë trajtuar reagimin e Bieber për një hulumtim (indeks) të Demokracisë, të […]

Translate »