[email protected]

Nuk është paralajmëruar ashpërsim i masave anti-Covid në Shqipëri

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “E Fundit/ Shqipëria drejt izolimitt te forte, paralajmerimi i Bratajt, Sot njoftohet që…”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky portal i dyshimtë të ketë përdorur një deklaratë të kreut të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, […]

Walker nuk ka thënë se “Kurti e Osmani turpëruan shtetin e Kosovës”

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Ambasadori Walker: Kurti Dhe Osmani E Turpëruan Shtetin E Kosovës Me Vizitën E Tyre Në Mitrovicë”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë dhe përmbajtje të ndryshuar. Ky portal ka marrë një pjesë të tekstit nga […]

Artikull me titull të rremë

Artikulli me titull “Vuçiqi nga Beogradi përkrah idenë e LDK-së, Si e komentoni?” është publikuar sot (31 janar) nga portali i dyshimtë “specialja.com”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky lajm është i vjetër, i publikuar më 12 janar 2019. Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë lajm si […]

Në SHBA shpërndahen pretendime të rreme: Fitorja e Biden ndërlidhet me rritjen e numrit e të infektuarve me COViD-19

Ueb-faqe të dyshimta dhe poste virale pretendojnë në mënyrë të gabuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndryshoi protokollet e testimit COVID-19 për arsye politike, pas inaugurimit të Joe Biden dhe se, rastet pozitive të rreme, kishin ngritur numrin e të infektuarve. Ky pretendim i rreme ishte bazuar në udhëzimet e OBSH që u kishin […]

Deklaratë e titull i sajuar: Kelmendi nuk ka thënë se “ata që falen dhe agjërojnë nuk duhet ta votojnë Vetëvendosjen”

Portalet e dyshimta “specialja.com” dhe “gjithckafresh.info” kanë publikuar një artikull me titull “Gëzim Kelmendi: Ata që falen dhe agjërojnë nuk duhet ta votojnë Vetëvendosjen”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që artikulli të ketë titull të rremë, ndërsa lajmi të jetë i vjetër, i datës 8 tetor 2019. Lajmi ka të bëjë […]

Pretendim i pavërtetë për anim politik të Majlinda Kelmendit

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës, Xheneta Syka, nga radhët e LDK-së, ka postuar Facebook një kolazh të fotografive ku gjendet xhudistja Majlinda Kelmendi, ish-Presidenti Ibrahim Rugova dhe një mbishkrim. Në këtë mbishkrim, sipas Sykës, pretendohet të paraqitet përkrahja politike e Majlinda Kelmendit për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mirëpo, i njëjti […]

Translate »