info@hibrid.info

Trump nuk e pranon fitoren e Biden, siç interpretohet nga Kosova Sot

Portali online “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Trump pranon fitoren e Biden”. Ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekstin e këtij shkrimi thuhet se lideri i shumicës republikane në senatin amerikan, Mitch McConnell, ka uruar presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet e […]

Artikull me titull të sajuar: Nuk pritet që sot të hiqet “ora policore”

Portali “Reporteri.net” me datë 15 dhjetor ka publikuar një artikull me titull “Që nga nesër pritet të ndryshohet “ora policore”. Titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me tekstin. Në këtë lajm thuhet se Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër (16 dhjetor) pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e […]

Osmani dhe VV nuk kanë arritur koalicion

Faqja në Facebook “Gazeta Aktive” ka vazhduar me shpërndarjen e artikujve të portalit të dyshimtë “gjithckafresh.info”. Këtë rast kjo faqe ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Arrihet koalicioni Albin Kurti – Vjosa Osmani, ne zgjedhjet e radhës bëhën bashkë, ja çka behet Vjosa nëse fitojnë”. Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas […]

Zyrtari britanik nuk thotë se vaksinat nuk do të funksionojnë ndaj variantit të ri të COVID-19

Gazeta e përditshme “Kosova Sot” në portalin e saj online ka publikuar një artikull me titull “Varianti i ri i koronavirusit prek Anglinë, sekretari britanik për shëndetësi: Vaksinat nuk do të funksiojnë më”. Ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili është deformuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen e lajmit. Sekretari për shëndetësi në Britaninë […]

Bill Gates nuk ka thënë se baret e restoranet do të mbyllen deri më 2022

Portali “GazetaExpress.com” ka publikuar një artikull me titull “Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022”. Ky artikull përmban titull të rremë, pasi miliarderi amerikan Bill Gates thotë se restoranet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura deri sat të kalohet kjo valë e virusit Korona, por pa përcaktuar […]

Artikull me titull të rremë

Artikulli me titull “BEFASUESE : Pritet bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së në zgjedhjet e reja por ka një Kusht!!”, është publikuar portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”. Ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me deklaratën e deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila […]

Nuk do të ketë masë të re për mbyllje

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Kosova mbyllet në këtë orë, dalin masat e reja kufizuese”. Artikulli i publikuar nga ky portal i dyshimtë përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtjen e këtij shkrimi gjendet postimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes rrjetit social […]

Pretendimi për datën e zgjedhjeve nacionale, bazohet vetëm në mendimin e një analisti

Gazeta online “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kosova do të shkojë në zgjedhje, mbahen në këtë date”. Megjithatë, titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst gjendet mendimi i politologut e analistit kosovar, Ramush Tahiri, i cili tha se çështja e Presidentit do të jetë shkaku kryesor […]

Përpjekje për ndryshim të lajmit, përmes titullit dhe fotografisë

Artikulli me titull “Vjen lajmi i keq/ Javën që vjen mbyllet vendi ndaj behuni gati” është publikuar nga portali i dyshimtë “kosalb.net”. Lajmi ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë, ndërsa në një pjesë të fotografisë gjendet një pjesëtar i Policisë së Kosovës, e në pjesën tjetër është fotografia e specialistes së Institutit të Shëndetit […]

Translate »