[email protected]

Artikull me titull të sajuar

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: ‘Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën’”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një lajm i datës 23 janar, në të cilin […]

Abazi nuk ka deklaruar ashtu siç pretendohet në artikull

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Haki Abazi: Votuesit e PDK-së dhe LDK-së janë teprica në Kosovë, duhet larguar nga Kosova..(VIDEO)”. Pas kërkimit dhe hulmtimit përmes makinave të kërkimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Një deklaratë e tillë nga Abazi nuk është gjetur në […]

Pretendimi Bujanovacke.co.rs se shqiptarë nga Kosova po vaksinohen në Bujanoc, i pavërtetë

Portali nga Bujanoci “Bujanocke.co.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se qytetarë nga Kosova, të nacionaliteti serb dhe shqiptar, po udhëtojnë në Bujanoc për t’u vaksinuar kundër virusit Korona. Mirëpo, menjëhere pas këtij lajmi, ka reaguar kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili përmes një prononcimi për “Gazetaexpress.com” e ka demantuar pretendimin e këtij mediumi. […]

Pretendimi i rremë për letrën e Trump-it për Biden, publikohet si i vërtetë nga disa portale shqiptare

Disa portale të dyshimta që publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë krijuar dhe shpërndarë një lajm të rremë, me pretendimin që ta paraqesin si të vërtetë. Bëhet fjalë për një fotografi të shpërndarë gjatë ditës së djeshme (21 janar), në të cilin pretendohet rrejshëm se ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kishte lënë një letër për […]

Artikull me titull keqinformues

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Shpërthim në qendër të Kryeqytetit, nuk dihet nga çka u shkaktua”. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, ndërsa “Kosova-sot.info” në titull nuk tregon se për cilin kryeqytet bëhet fjalë, si dhe mungon fotografia që ilustron ngjarjen. Duke e ditur se ky portal publikon përmbajtje në […]

Lajm i vjetër e titull i sajuar

Portali “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “LDK – Kerkon voten e qytetareve ne jemi zgjedhja me e mir per ju jo Albini?”. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër i publikuar […]

Haziri nuk ka deklaruar – “VV-ja ta harron pushtetin, skemi rrugë tjetër do bëjmë koalicion me PDK-në”

Artikulli me titull “Haziri: VV-ja le ta harron pushtetin, skemi rrugë tjetër do bëjmë koalicion me PDK-në” është publikuar nga portali i dyshimtë “kosovajournal.com”. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky portal i dyshimtë ka marrë një pjesë të tekstit nga një lajm i vjetër, të cilin e ka […]

Translate »