[email protected]

Titull i sajuar që deformon deklaratën e Haxhiut

Artikulli me titull “Albulena Haxhiu: S’përkrahim askend perveq Albinit ose dalim ne protesta”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Mergata.eu”. Ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Ky artikull është bazuar në intervistën e anëtares së kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, të dhënë për EkonomiaOnline.com, ku është shprehur se subjekti […]

Këshilla të pa verifikuara

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “E qara mund t’ju ndihmojë të zgjidhni 5 probleme shëndetësore”. Në këtë artikull përmenden 5 përfitime shëndetësore, të cilat pretendohet se krijohen nga të qarit. Megjithatë, këtij artikulli i mungon burimi i informacionit, si dhe përmenden vetëm disa studiues, por jo edhe emri i tyre. Në këtë […]

Nuk ka mbyllje të kufijve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Portali i dyshimtë “ Specialja.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do t’i mbyllin kufijtë si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me virusin Korona. Megjithatë, ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, përmbajtja e tij është jo e plotë. Pas hulumtimit për kontroll […]

Naim Abazi ishte diagnostikuar me tumor para 24 vjetëve

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull ku shkruan se këngëtari Naim Abazi është diagnostikuar me tumor. Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja është marrë nga rrëfimi i gruas së Naim Abazit, Mihrije Brahës, të bërë në emisionin “E ardhmja është vajzë”, i cili shfaqet në televizionin shqiptar “ABC News”. Në këtë […]

Lajm i vjetër dhe fotografi e rreme

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Tërmeti godet shtetin Shqipëtar, epiqendra 30 km larg kryeqytetit”. Pas verifikimit nga hibrid.info, rezulton se ky lajm të jetë i vjetër, ku bëhet fjalë për tërmetin që ndodhi në Shqipëri me datën 26 shkurt 2020. Gjithashtu, edhe fotografia e cila ilustron këtë lajm, del të […]

Kurti nuk tha se është kundër mbylljes

Portali i dyshimtë “mergata.eu” ka publikuar një artikull, ku pretendohet se Albin Kurti është kundër që të rikthehet karantina si pasojë e virusit Korona. Megjithatë, ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga ana e Kurtit. Tekti i artikullit […]

Translate »