[email protected]

Prelec nuk ka thënë se pas vendimit për ndalimin e dinarit, Kosova do ta pësojë keq

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar sot (7 shkurt) një video-material në Facebook, me mbishkrimin “Kosova do e pësojë keq/ Njohësi i Ballkanit flet për vendimin e Dinarit”. Hibrid.info ka verifikuar se video-materiali është raportim i një interviste të Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, dhënë për Radio Evropa e Lirë (REL). Duke u bazuar […]

Titulli dhe fotografia nuk e sqarojnë se bëhet fjalë për sportin e basketbollit në konkurrencën e femrave

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kosova në grup me Maltën e Qipron”, duke i bashkëngjitur një fotografi ilustruese të përfaqësueses së Kosovës në futboll në konkurrencën e meshkujve (këtu). Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se bëhet fjalë […]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (6 shkurt) një artikull me titull “E rëndë/ Hidhet në erë fabrika, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur […]

Pretendim i rremë se ka filluar testimi i mjeteve të rënda ushtarake në Kosovë

Llogaria në TikTok më emrin “mtkrs25” ka publikuar një video-material ku shfaqen pamje të pajisjeve ushtarake. Në mbishkrimin e vendosur pretendohet se këto pamje tregojnë fillimin e testimit të këtyre pajisjeve në vendin tonë. Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se behët fjalë për armatim të prodhuar dhe të testuar në Turqi, armatim të cilin […]

Paraqitet gabimisht numri i të arrestuarve në operacionin për trafikim të lëndëve eksplozive

Mediumi informativ “EuroNews.al” me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Sekuestruam 203 kallëpe eksploziv”, Polica detaje nga operacioni: 7 të arrestuar”. Njëjtë edhe në përmbajtje të artikullit thuhet se në njërin prej operacioneve të Policisë në Tiranë janë arrestuar 7 persona, për shkak të trafikimit të lëndëve eksplozive. Por, pas hulumtimit […]

Pretendim i pasaktë se Franca e vlerëson si provokim vendimin e BQK-së për dinarin serb

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar me datë 3 shkurt një video-material në Facebook, në mbishkrimin e së cilës, ka vendosur “Franca sulmon Albin Kurtin/ Heqja e Dinarit, një provokim”. Hibrid.info ka verifikuar se video-materiali është raportim i komunikatës së shtetit francez mbi vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që parasheh përdorimin e vetëm një […]

Deepfake: Në video nuk paraqitet presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke vallëzuar, por një balerin rus

Një llogari në median sociale Facebook ka publikuar një video-material në të cilin paraqitet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy duke vallëzuar. Kontrollues faktesh nga Reuters (këtu) e kanë trajtuar këtë përmbajtje, e cila ka rezultuar të jetë e montuar dhe se në videon origjinale paraqitet një valltar rus. Pra, autori ka ndërhyrë në videon origjinale, […]

EDU

Rishikimi i javës: Dezinformatë për indeksin e perceptimit të korrupsionit, clickbait për mandatin e Lajçakut, imazhe të pa verifikuara rreth konfliktit Izrael-Hamas

Java që shkoi u karakterizua me dominimin e artikujve clickbait në ekosistemin keqinformues. Artikujt clickbait u publikuan në portale informative dhe media sociale lidhur me pretendimin se i ka përfunduar mandati emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak; për parashikim të motit; aksidente dhe vdekje, ngjarje këto të cilat nuk kishin të bënin me […]

Pretendohet pa fakte se plaçkitja e Postës së Serbisë në fshatin Uglarë vjen si pasojë e ndalimit të dinarit në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka publikuar me datë 3 shkurt një komunikatë lidhur me plaçkitjen e, siç thuhet, zyrës së Postës së Serbisë në fshatin Uglarë afër Fushë Kosovës. Për rastin e plaçkitjes, ky institucion është deklaruar se veprimi është kryer si “pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të Kurtit për heqjen e […]

Translate »