[email protected]

Zyrtari britanik nuk thotë se vaksinat nuk do të funksionojnë ndaj variantit të ri të COVID-19

Gazeta e përditshme “Kosova Sot” në portalin e saj online ka publikuar një artikull me titull “Varianti i ri i koronavirusit prek Anglinë, sekretari britanik për shëndetësi: Vaksinat nuk do të funksiojnë më”. Ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili është deformuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen e lajmit. Sekretari për shëndetësi në Britaninë […]

Bill Gates nuk ka thënë se baret e restoranet do të mbyllen deri më 2022

Portali “GazetaExpress.com” ka publikuar një artikull me titull “Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022”. Ky artikull përmban titull të rremë, pasi miliarderi amerikan Bill Gates thotë se restoranet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura deri sat të kalohet kjo valë e virusit Korona, por pa përcaktuar […]

Artikull me titull të rremë

Artikulli me titull “BEFASUESE : Pritet bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së në zgjedhjet e reja por ka një Kusht!!”, është publikuar portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”. Ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me deklaratën e deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila […]

Nuk do të ketë masë të re për mbyllje

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Kosova mbyllet në këtë orë, dalin masat e reja kufizuese”. Artikulli i publikuar nga ky portal i dyshimtë përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtjen e këtij shkrimi gjendet postimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes rrjetit social […]

Pretendimi për datën e zgjedhjeve nacionale, bazohet vetëm në mendimin e një analisti

Gazeta online “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kosova do të shkojë në zgjedhje, mbahen në këtë date”. Megjithatë, titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst gjendet mendimi i politologut e analistit kosovar, Ramush Tahiri, i cili tha se çështja e Presidentit do të jetë shkaku kryesor […]

Përpjekje për ndryshim të lajmit, përmes titullit dhe fotografisë

Artikulli me titull “Vjen lajmi i keq/ Javën që vjen mbyllet vendi ndaj behuni gati” është publikuar nga portali i dyshimtë “kosalb.net”. Lajmi ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë, ndërsa në një pjesë të fotografisë gjendet një pjesëtar i Policisë së Kosovës, e në pjesën tjetër është fotografia e specialistes së Institutit të Shëndetit […]

Nuk ka propozim për 130 euro ndihma

Portali dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me pretendimin se më 25 dhjetor do të ndahen nga 130 euro ndihma për qytetarët e një moshe të caktuar. Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet propozimi i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), […]

Translate »