[email protected]

Pretendimi mediumit serb se “SHBA po e shtynë anëtarësimin e Kosovës në NATO”, i pabazuar në fakte

Mediumi serb “Novosti” ka publikuar dje (02 qershor) në artikull, përmes së cilit pretendohet se, SHBA-të janë duke e “shtyrë” anëtarësimin e Kosovës në NATO. Për më tepër, në këtë artikull thuhet se “Washingtoni zyrtar ka aktivizuar të gjithë motorët diplomatikë në mënyrë që të përpiqet të sigurojë anëtarësimin në NATO për Prishtinën, përkundër mos […]

Pretendim i pabazë i Vuçiqit se “një fuqi e madhe do të kërkoj zyrtarisht të tërhiqen misioni i KFOR-it dhe i UNMIK-ut në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar të enjten (13 maj) se “një fuqi e madhe do të kërkoj zyrtarisht të tërhiqen misioni i KFOR-it dhe i UNMIK-ut në Kosovë”. Mirëpo, ky pretendim i Vuçiqit është hedhur poshtë nga zyrtarë të NATO-s. Këtë deklaratë Vuçiq e bëri në një konferencë për gazetarë në Beograd, duke […]

Mediumi serb Alo.rs, pretendon pa fakte se në Kosovë ka rritje të “grupeve xhihadiste”

Një artikull i botuar në portalin informues serb “Alo.rs” (8 prill), pretendon pa fakte se “organizatat ndërkombëtare po paralajmërojnë rritjen e ekstremizmit në Kosovë dhe të atyre që përkrahin këtë ide”. Ky artikull me titull “Xhihaditstët e rrezikshëm kërcënojnë popullin tonë (serbët) në Kosovë! Shqiptarët sulmojnë Serbët”, pretendimin e bazon në një sulm që supozohet […]

Pretendimet e mediave dhe zyrtarëve serbë për bazën e FSK-së, të paqëndrueshme

Disa media serbe kanë publikuar një sërë artikuj me temë – ndërtimi i bazës ushtarake në Mitrovicë. Në pothuajse të gjithë artikujt që trajtojnë këtë temë, janë marr deklarata të zyrtarëve serbë, të cilët kanë trilluar skenarë, për siç pretendojnë, rrezikun që i kanoset komunitetit serb në veri, nga ndërtimi i kësaj baze. Udhëheqësi i […]

Drecun pretendon pa fakte se Kurti po synon përçarjen e serbëve të Kosovës

Milovan Drecun ka pretenduar se Albin Kurti po synon t’i përçajë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Drecun i cili udhëheqë me Komisionin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, në prononcim për agjencinë e lajmeve “Sputnik” në versionin serbisht, ka pretenduar se fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, do të tentojë që t’i përfshijë […]

Ish-gjenerali serb pretendon se UÇK është krijuar nga perëndimorët, pa u bazuar në fakte

Ish-gjenerali serb, Vladimir Lazareviq në një intervistë për portalin në gjuhën serbe, “Kosovo-online.com” ka pretenduar se ndërkombëtarët kanë krijuar UÇK-në, dhe se sipas tij, Gjykata Speciale nuk do të dënojë asnjë shqiptar për krime të rënda. Këto pretendime Lazareviq i ka bërë duke mos u bazuar në asnjë fakt, por vetëm sipas bindjeve të tija. […]

Petkoviq pretendon pa fakte se Rashiq e Trajkoviq po përdoren nga Kurti për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se dy politikanët serbë në Kosovë, Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq po i ndihmojnë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe. Petkoviq e ka quajtur Rashiqin si “Kali i Trojës” i Albin Kurtit, i […]

Pretendimet e konspiracionistit Alfred Cako për dëmet nga vaksinat, të paqëndrueshme

Dilemat e ngritur rreth ndikimit të vaksinave anti-Covid, të mbështetura nga teoritë konspirative, po rriten edhe tek audienca shqipfolëse. Ndër kontribuuesit më të mëdhenj të nxitjes së këtyre teorive konspirative tek audienca shqipfolëse, është opinionisti nga Shqipëria i njohur për shpërndarje të këtyre teorive, Alfred Cako. Ai me pretendimet e tija të pabazuara të publikuara […]

Mediat shpërndajnë parashikime të pabazuara rreth të ardhmes së COVID-19 dhe viruseve tjera

Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe shpërndarë një teori konspirative rreth të ardhmes së virusit gjatë këtij viti. Këtë teori konspirative e kanë të bazuar në një deklaratë të të ashtuquajturit mjek popullor, Hysri Beqani i njohur si “Burdushi”. Disa media online e kanë shpërndarë këtë “prognozë” të pabazuar të Burdushit, të cilën siç duket […]

Translate »