[email protected]

Foto-montazh: Vendoset imazhi i Rakiqit në vend të një zyrtari të LDK-së

Faqja “Gazeta Plisi” në Facebook ka postuar një fotografi nga një tubim i LDK-së në Piranë të Prizrenit, të cilës i kanë vënë mbishkrimin “Tubimi i LDK-së Musafir nderi Goran Rakiq”. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se fotografia e postuar nga “Gazeta Plisi” është foto-montazh. Në këtë fotografi vërehet se është bërë […]

Titull tërësisht i sajuar

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Nuk ju shkon mendja, zbulohet çfarë i dha Avdullah Hoti presidentit Trump sdo ta besoni??”. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në fakt, në përmbajtjen e këtij […]

Projekti i Twitter-it që u mundëson përdoruesve të denoncojnë lajmin e rremë

Twitter po u kërkon ndihmë nga përdoruesit në luftimin e lajmeve të rreme. Kjo kompani e ka bërë të ditur këtë përmes lansimit të një pilot-projekti që lejon përdoruesit të raportojnë cicërimat false ose mashtruese. Nisma e quajtur ‘Watchw Bird’, fillimisht po provohet midis një grupi të vogël në SHBA. Kompania në fjalë pranoi që […]

Në artikull nuk gjendet video e as pretendimi që bëhet përmes titullit

Portali i dyshimtë ”specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Video e rrallë / Ja se çfarë bindje kishte Ibrahim Rugova për Albin Kurtin”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu, në këtë shkrim mungon video që pretendohet përmes titullit. […]

Haradinaj nuk ka thënë – “Kosova nuk është shtet Islamist e as Mysliman”

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Reagon Haradinaj: Kosova nuk është shtet Islamist e as Mysliman nuk jemi ndoshta”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që artikulli i publikuar nga “specialja.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Ndërsa lajmi rezulton të jetë i vjetër, i […]

Teori e grupe të reja konspirative në SHBA që paralajmërojnë kthimin e Trump-it me 4 mars

Vëzhguesit e grupit që shpërndanë teori konspirative – “QAnon”, kanë ngritur shqetësim se mbështetësit e këtij grupi, ende i përmbahen teorisë se pas presidencës së Donald Trump, do të aprovojnë besime dhe teori edhe më ekstreme. Një teori e re, pa fakte, që po qarkullon në kanalet e mediave sociale të QAnon, pretendon se Trump […]

Artikull me titull përgjithësues

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ulen infektimet, 9 humbje jete në 24 orët e fundit”. Raporti 24 orësh për të prekurit dhe vdekjet me COVID-19 i paraqitur në këtë artikull i përket shtetit të Shqipërisë, por kjo nuk qartësohet në titull. Me anë të këtij titullit të vendosur nga “arbresh.info” mund të […]

Postim me imazh të montuar në faqen e Gani Gecit: Kurti nuk kishte deklaruar në FAZ ashtu siç pretendohet

Në faqen e Facebook-ut që mbanë emrin e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Gecit, është publikuar sot (25 janar) një fotografi përmes së cilës pretendohet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vitin 1998 ishte deklaruar kundër SHBA-ve dhe Ibrahim Rugovës. Në këtë postim është publikuar një fotografi me pretendimin se […]

Translate »