[email protected]

Shpeshtohen lajmet e rreme për ndryshimin e masave kufizuese

Lajme që pretendojnë rrejshëm për ndryshimin e masave kufizuese të lëvizjes së qytetarëve nga institucionet përgjegjëse në Kosovë, po publikohen dhe shpërndahen në numër të madh gjatë periudhës së fundit nga portale të dyshimta. Edhe sot, portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull që pretendon se nga dita e hënë do të hiqet ora […]

Top temat e vitit 2020, që u përdorën për krijimin e lajmeve të rreme

Falë virusit COVID-19, zgjedhjeve përparëse në SHBA dhe konflikteve të ndryshme të hapura në shumë vende të botë, 2020 ka ofruar një hapësirë pjellore për shpërndarje virale të keqinformimeve. Teoritë e konspiracionit dhe pretendimet e rreme përhapen me shpejtësi, duke nxitur njerëzit të ndërmarrin veprime jo të duhura në jetën reale. Monitoruesja e BBC-së, Olga […]

Ahmeti nuk ka thënë se “Albini është produkt serb”

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ali Ahmeti-Më të mirë janë Thaqi e Mustafa se Albini,ai është produkt serb”. Pas procesit të verifikimit të fakteve nga hibird.info, rezulton që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Udhëheqësi i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali […]

Syla nuk ka e ka thënë atë që pretendohet në artikullin e “specialja.com”

Portali i dyshimtë online “specialja.com”, ka publikuar një artikull me titull të pavërtetë, përmes së cilit pretendohet se gazetari Valon Syla i ka quajtur “mërgimtarët hajvana” dhe se atyre duhet tu mos u lejohet që të votojnë në Kosovë. Titulli i këtij artikulli “Valon Syla: Mërgimtarët (hajvanat) nuk kanë pse të votojnë në Kosovë, a […]

Artikull me titull të rremë

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “IKSHPK me apel të ri: Ejani të gjithë të testohen nëse nuk vini vime ne ju marrim”. Në këtë artikull është vendosur njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) i publikuar në Facebook më 26 dhjetor, të cilit më pas i ka vënë […]

Nuk ka fakte që Kimete Berisha do të jetë në listën zgjedhore të VV-së

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kimete Berisha, kandidate e Vetëvendosjes për deputete”. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen, pasi ky pretendim i “Kosova Sot” nuk mbështetet në asnjë të dhënë apo burim zyrtar i cili dëshmon që publicistja Berisha do të jetë kandidate për deputete nga radhët e VV-së. Në tekstin […]

Translate »