[email protected]

Lajm i rremë i bazuar në një tjetër lajm të rremë

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “MerkeI: Gjermanët do të armatosin Ushtrinë e Kosovës si ushtrinë e vet”. Ky artikull përmban titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, vërehet se përmbajtja e këtij artikulli ka të bëjë me pretendimin e gazetës ruse “Sputnik”, e […]

Haxhiu nuk ka deklaruar se “Kurti e Vuçiq punojnë kundër Kosovës”

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Bekim Haxhiu: ‘Kurti dhe Vuçiqi janë një, të dy punojn kundër Kosovës’”. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Një lajm i tillë nuk është gjetur, edhe pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, përmes makinave të kërkimit. Teksti origjinal i artikullit të publikuar në […]

Lajmi për arrestimin e Milaim Zekës, i vjetër

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Arrsetohet Milaim Zeka, ja arsyeja”. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky lajm del të jetë i vjetër dhe bëhet fjalë për arrestimin e Zekës më 26 shtator të vitit 2018, pasi i njëjti kishte kërcënuar prokurorin special, Afrim Shefkiu. “Gazeta Aktive” ka publikuar qëllimshëm […]

Lajm tërësisht i trilluar

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “Shqiptari Shaip Kamberi e rrah politikanin serb në parlamentin e Serbisë, e bën për spital”. Në këtë shkrim thuhet se deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas vendosjes së flamurit të Shqipërisë në Kuvendin e Serbisë, ka rrahur edhe një politikan serb. Ky […]

Arben Gashi nuk ka deklaruar se do të lëvizet pa viza nga janari

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull ‘Arben Gashi: Në fillim të muajit janar populli do të lëvizë pa viza’. Pas verifikimit dhe hulumtimit të bërë përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë një deklaratë të tillë të bërë nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, […]

Translate »