[email protected]

Mustafa nuk ka deklaruar se VV kanë lidhje me Serbi

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Mustafa: Vetëvendosja nuk dëshiron asgjë që është shqiptare, ata kanë lidhje me Serbi”. Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Edhe pas verifikimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga kryetari i LDK-së, Isa […]

Artikull me titull të sajuar

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Pas këtij zbulimi nga Marin Mema shteti serb kërkon arestimin e tij menjëherë”. Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përshkruhet përmbajtja e njërit nga emisionet e Marin Memës, “Gjurmë Shqiptare” rreth zbulimit të disa varreve në zonën e […]

Molliqaj nuk ka thënë se preferon Listën Serbe para Kurtit

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” vazhdon të publikojë lajme jo të vërteta. Këtë herë ka publikuar një artikull me titull “Molliqaj: ‘Më përpara bashkpunojm me listen Srbska, se me Albin Kurtin’”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është konstatuar se ky artikull ka titull dhe përmbajtje të sajuara, meqenëse lajmi i pretenduar nuk është publikuar në […]

Artikull rreth simptomave të COVID-19, me të dhëna të pa verifikuara

Artikulli me titull “Një shije metalike në gojë mund të paralajmërojë koronavirusin”, është publikuar nga portali “GazetaMetro.net”. Ky artikull përpiqet të argumentojë këtë vlerësim, por pa u thirrur në asnjë burim të informacionit, pra nuk specifikohet se në çfarë hulumtimi apo studimi janë bazuar këto pretenedime. Pjesë e tekstit nga artikulli i publikuar në GazetaMetro.net: […]

Agjencia ruse Sputnik publikon lajm me titull të sajuar për aksionin në veri të Mitrovicës

Agjencia informative ruse “Sputnik”, versioni në gjuhën serbe, më 19 nëntor ka publikuar një lajm me një titull tendencioz përmes së cilit pretendohet se “Prishtina zyrtare, nuk po u lejon barna serbëve në veri të Kosovës”. Në këtë artikull me titull “Goditje e re e Prishtinës: Serbëve nuk u jepet ilaç”, përshkruhet një aksion i […]

Lajmi se kafenetë nga e hëna do të punojnë deri në orën 22:00, i pavërtetë

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” ka publikuar një artikull në të cilin shkruan se restorantet dhe kafenetë, nga e hëna mund të punojnë deri në ora 22:00. Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë lajm i tillë dhe artikulli nga ‘Kosalb.net’, […]

Titull i sajuar: Gjermania nuk ka premtuar dhurim të vaksinave

Në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook, është shpërndarë një artikull i portalit të dyshimtë “gjithckafresh.info” me titull ‘Danke MERKEL / Shqipërisë dhe Kosovës në këtë muaj do tia dhuron vaksinën Gjermania’. Ky artikull përmban titull të rremë që nuk përputhet me tekstin. Në përmbajtjen e këtij shkrimi gjendet një lajm që nuk përputhet fare me […]

Lajm i pasaktë rreth vizitës së Haradinaj-Stublla në Kroaci

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”, ka shpërndarë në faqen në Facebook “Gazeta” një artikull me titull “Meliza Haradinaj udhëton për në Kroaci, 70 mijë euro i duhen për shpenzime dy ditore”. Në bazë të hulumtimit nga hibrid.info është parë se një informatë e tillë është e pavërtetë, meqenëse nuk është gjetur asnjë artikull apo publikim tjetër […]

Translate »