[email protected]

As titulli e as fotografia nuk e qartësojnë se për Qeverinë e cilit vend bëhet fjalë

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Rritja e madhe e rasteve me Covid-19/ Qeveria urdhëron mbyllje totale”. Në titullin e artikullit nuk tregon se për Qeverinw e cilit vend bëhet fjalë. Ndërsa në përmbajtje thuhet se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (Angli) ka urdhëruar mbylljen totale si pasoje e pandemisë COVID-19. Duke ditur […]

Sputnik pretendon pa fakte se Rama përmes Cakajt po ndërhynë në politikën kosovare

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik”, më 2 janar ka publikuar një artikull, ku përmes titullit pretendohet rrejshëm se “Tirana zyrtare po shtynë njeriun e vet në Qeverinë e Kosovës”, duke aluduar në ish-ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn. Titulli i këtij artikulli nuk është bazuar në asnjë burim institucional […]

LDK e Ukë Rugova nuk kanë kurrfarë marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhje

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Ukë Rugova pjesë e listës zgjedhore, për ta shpëtuar LDK-në nga humbja fatale”. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen, pasi në tekstin e këtij lajmi thuhet se “burime të sigurta brenda LDK-së tregojnë së shumë shpejtë do të ketë takim mes përfaqësuesve të familjes së […]

Hoti nuk ka thënë se “Vjosa nuk është për politikë”

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Hoti ofendon rëndë Vjosa Osmanin: S’është për politikë Vjosa, e vogël është ajo…”. Ky artikull përmban titull të rremë dhe tendencioz, i cili nuk i përgjigjet aspak përmbajtjes. Pretendimi se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka ofenduar Vjosa Osmanin duke e quajtur se e vogël […]

Meta nuk e ka shkarkuar Ramën

Portali i dyshimtë “gazetakorrekte.com” ka publikuar një artikull me titull “E fundit! ”Dridhet qeveria”? Ilir Meta shkarkon Edi Ramën, ja çfarë po ndodh”. Ky artikull përmban titull të ndryshuar dhe tendencioz, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekstin e këtij artikulli pretendohet rrejshëm për shkarkimin e Edi Ramës nga detyra e ministrit për Evropën […]

Këshilla shëndetësore të pa vërtetuara

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Dezinfektuesi ju than duart? Ja disa mënyra si t’i shëroni shpejt dhe pa dhimbje!”. Në këtë artikull përmenden disa zgjidhje se si t’i shëroni duart nga tharja e shkaktuar nga dezinfektuesit. Megjithatë, këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit. Tani që jemi në kohë pandemie, lajme të […]

Shpeshtohen lajmet e rreme për ndryshimin e masave kufizuese

Lajme që pretendojnë rrejshëm për ndryshimin e masave kufizuese të lëvizjes së qytetarëve nga institucionet përgjegjëse në Kosovë, po publikohen dhe shpërndahen në numër të madh gjatë periudhës së fundit nga portale të dyshimta. Edhe sot, portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull që pretendon se nga dita e hënë do të hiqet ora […]

Ahmeti nuk ka thënë se “Albini është produkt serb”

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ali Ahmeti-Më të mirë janë Thaqi e Mustafa se Albini,ai është produkt serb”. Pas procesit të verifikimit të fakteve nga hibird.info, rezulton që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Udhëheqësi i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali […]

Translate »